Përdorimi i armëve ende është problem në vend.
E për këtë të premten ministria e Punëve të Brendshme dhe UNDP kanë tryezë diskutimi për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.
Përfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalv tha se e gjithë kjo po bëhet për një Kosovë të sigurt.
“Kemi bërë fushata në këtë kohë se ku qëndrojmë në këtë aspekt dhe kjo ka të bëjë edhe me përpjekjet për ta bërë shoqërinë më të sigurt. Ne sot do të dëgjojmë se ku qëndrojmë në këtë aspekt dhe çfarë bëjnë institucionet drejt saj”, tha ajo.
Ajo ka shtuar gjithashtu se armët janë diçka që përballen vazhdimisht qytetarët e saj.
“Armët e vogla janë diçka me të cilën përballemi vazhdimisht, të premten e kaluar jam takuar me komandantin e KFOR-it për të parë se ku qëndrojmë dhe u konstatua se qëndrimi jonë këtu është për të ruajtur të gjitha zhvillimet që janë arritur në Kosovë”, ka shtuar ajo.
Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka thënë MPB në 2018-en ka hapur afatin për legalizim të armëve.
“MPB që nga dhjetori i vitit të kaluar ka hapur afatin kohor për legalizim të armëve, hapat për legalizim në përkrahje të UNDP-së, KQZP-së është organizuar edhe kampanja vetëdijësuese”, ka thënë ai.
Zeka ka shtuar se armët pa leje rrisin mundësin e krimit.
“Nëse një armë legalizohet kemi shpëtuar një jetë, vitin e kaluar 20 rast të vrasjeve që kanë ndodhë kanë ndodhur me armë pa leje. Statistikat e vendeve të ndryshme del se armët ilegale janë potencial për të eksploduar në çdo moment”, ka shtuar ai.
E koloneli i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se brenda PK-së janë organizuar njësitë të veçanta për luftën kudnër armëve.
“Policia e Kosovës i ka dhënë prioritetin e duhur luftës kundër krimit me armë duke krijuar njësi të veçanta, ne kemi organizuar trajnime të veçanta për stafin në luftën drejt gjurmimit, identifikimit dhe sekuestrimin e armëve ilegale”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe mos anëtarësimin në Interpol dhe Interpol.
“Sfidë për ne në luftën kundër trafikimit dhe përdorimit të armëve mbetet mos anëtarësimi në mekanizmat siç është Interpoli dhe Europol”, ka shuar ai
“Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka pasur dhe nuk ka fabrikë për prodhimin e armëve dhe i bie që Kosova nuk është vend i origjinës së armëve por vend transit”, ka përfunduar Hoxha./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...