Google ADS

Valdrin Ahmeti: PDK me asnjë komisionerë Shqiptarë në zgjedhjet që do të mbahen në veri

10:28 | 10 Maj 2019
V. S.

Deklarimi e Blerand Stavileci, Shefit të Kabinetit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli bërë ditë më parë për Lëvizjen Vetëvendosje, ka ngritur reagime të menjëhershme nga aktivistet e kësaj partie.

Është Valdrin Ahmeti, aktivisti nga Lëvizja Vetëvendosje që sot ka publikuara tabelën më komisionar të partive politike për zgjedhjet në katër komunat më shumicë serbe.

Ahmetaj, përmes një postimi në facebook, ka thënë se duhet të pyetet Blerandi se pse PDK-ja  në Leposaviq, nuk ka as një komisionar shqiptarë.

Postimi i plotë:

PDK me asnjë komisionerë Shqiptarë!

Shpesh herë kemi dëgjuar ta sulmojnë Lëvizjen me akuza nga më të ulëtat kryesisht nga zyrtarë, gazetarë e analistë të PDK-së e rreth saj. I fundit që po vjell vrer ndaj Lëvizjes është Blerand Stavileci i cili para disa ditësh ka thënë që ne i shërbejmë Serbisë e Rusisë.

Por më poshtë gjeni listën e komisionarëve të PDK-së në Leposaviq, ku asnjë komisionarë nuk është shqiptarë. Se ku e si i ka gjetur komisionarët PDK, duhet ta pyesim Blerandin, por tashmë janë të njëjtë me listën SRPSKA edhe në lista të komisionarëve përveçse në politikat që kanë për atë pjesë të Kosovës.

Votat e shqiptarëve në 4 komuna, do të jenë për kandidatët e VETËVENDOSJE!-s, të vetmit kandidatë që do t’i përfaqësojnë Shqiptarët.

Fotografia e Valdrin Ahmeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme