Këshilli i prindërve të Prishtinës ka dalë me qëndrim se mbajtja e garave të diturisë, që është planifikuar të mbahen të shtunën në disa lëndë, është ngarkesë e paarsyeshme, me efekte negative për fëmijët dhe stres i tepërt që nuk justifikon mjetin e as qëllimin.
Këto gara janë organizuar nga koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, por të gjithë punën rreth përgatitjes dhe mbajtjes së tyre janë ngarkuar ta kryejnë mësuesit dhe kujdestarët e klasave të niveleve të ndryshme të arsimit parauniversitar, shkruan sot Koha Ditore.
Tani, prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave po e konsiderojnë të papranueshme mënyrën e organizimit të këtyre garave, si dhe kohën e mbajtjes së tyre në një gjysmëvjetor, gjatë të cilit edhe ashtu janë humbur shumë orë mësimi si pasojë e grevës së mësimdhënësve, që ndodhi në janar të këtij viti.
“Këshilli i prindërve i Prishtinës vlerëson se mbajtja e garës së diturisë këtë të shtunë për 120 minuta (për fëmijët prej 7 vjeç) e në katër lëndë është ngarkesë e paarsyeshme, me efekte negative për fëmijët dhe stres i tepërt që nuk justifikon mjetin e as qëllimin”, thuhet në një njoftim të këtij Këshilli, të bërë publik pasditen e së enjtes.
Betim Sylejmani, drejtor në shkollën “Elena Gjika”, ka thënë se organizimi i garave është bërë në një kohë jo të mirë, pasi që janë humbur tri javë mësim gjatë grevës .
Ndërkaq, koordinatori Hoti ka thënë se është koordinuar me të gjitha palët rreth këtyre garave, pra me DKA-të dhe me Ministrinë e Arsimit.
“Të gjitha këto instanca janë pajtuar me mënyrën dhe kohën e organizimit të këtyre garave. Këto organizime janë duke u bërë qe shtatë-tetë muaj dhe jemi në organizim të vazhdueshëm”, ka thënë Hoti, ndryshe nga drejtoresha Shala, e cila ka thënë se shkollat kanë marrë njoftimin për to qe tre muaj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...