Moti sot në Shqipëri

08:52 | 10 Maj 2019
A. B.

Moti për të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar do të ketë në të gjithë vendin.

Aktiviteti i reshjeve pritet deri pasdite, më tej do të ndërpriten. Në veriperëndim reshjet përkohësisht do të marrin karakterin e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Jug e në mesditë kthen nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme