Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, mohoi pretendimet për shtyrjen e dorëzimit të sistemit rus të mbrojtjes S-400 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai pas takimit të Grupit Aksional për Reforma në Kompleksin Presidencial në Ankara, zhvilloi një konferencë për shtyp.
Në lidhje me pretendimet se dorëzimi i sistemit rus S-400 do të shtyhet me kohë të pacaktuar, tha se “Nuk është bërë ndonjë deklaratë nga ana jonë për shtyrjen e dorëzimit të S-400”.
“Në lidhje me S-400 SHBA-të kishin disa pretendime. Si ajo se çfarë dëme mund S-400 t’i jap sistemit të NATO-s, përfshirë F-35. Ne nuk pajtohemi me këto pretendime”, shtoi Çavuşoğlu ndër të tjera, duke rikujtuar se kanë propozuar formimin e një grupi punues të përbashkët.
Kryediplomati turk theksoi se në rast se SHBA-të është e sigurt në pretendimet në fjalë dhe i beson vetes duhet t’i thotë “po” grupit punues.
“Të shtunën do të zhvillojmë një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo”, tha ai.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...