Krasniqi: Nuk jam për mbajtjen e burkës

23:15 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka folur edhe për kërkesën e KMDLNj për të ndaluar me ligj mbajtjen e burkës nga femrat në Kosovë.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë me ligje të Kosovës “femra ka të drejt të veshët si të dojë dhe të zhveshët si të dojë”.

“Vetëm çështjet fetare u pengojë [KMDLNj-së]. Përndryshe, mos të ishte prekur feja dhe të ishin veshur bijat tona për modë, “turr” bëjnë këta për t’u lejuar [veshjen]”.

Hoxha ka thënë se zhveshja e femrave në Kosovë nuk i pengon aspak KMDLNj-së.

“KMDLNj nuk inicion çështjen e prostitucionit e trafikimit, e që një nga shkaqet është edhe zhveshja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës lejon veshjen fetare dhe askush nuk mund ta ndalojë atë.

“Nuk bën të kushtëzohen ato motra të heqin ferexhenë. Ferexheja është ndaluar në vitin 1956 në kohën e Rankoviqit… Në gjithë Kosovën nuk sheh dy femra me ferexhe edhe atë për një javë. Turp është të merremi me këto gjëra”.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, thotë se personalisht nuk është për ta vendosur ferexhenë, madje sipas tij as gruaja e vajza e tij nuk kanë.

“Unë nuk bëj ftesë për të vendosur ferexhenë. Unë bëj ftesë të hiqet. Por jo t’u imponohet heqja e saj. Thirre dhe binde”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme