Manchester City është mirë dhe plotësisht i përgatitur për të shitur sulmuesin Gabriel Jesus gjatë merkatos së transferimeve verore.
Qëllimi prapa largimit të tij do të ishte për të krijuar hapësirë për talentin Joao Felix, për të cilin ata thuhet se janë shumë të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Sensacioni i Benficas ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me klubin portugez dhe gjërat kanë arritur në atë pikë ku top skuadrat evropiane janë duke u sillur rreth tij për të nënshkruar me të.
City po ashtu ka burimet e mjaftueshme që të realizohet kjo, ndonëse janë disa pikëpyetje se sa kohë mund të merr lojtari në njëmbëdhjetshen startuese.
Jesus ka qenë pjesë e skuadrës së parë te City për një kohë të gjatë deri tani, por ashtu siç është natyra e futbollit, Felix tani është një djalosh i ri në skenë dhe tashmë është duke marrë shumë vëmendje.
Ndoshta ai do të dëshirojë të qëndrojë dhe të luftoj për vendin e tij, por kjo vështirë se mund të ndodhë./arbresh.info/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave