Google ADS

SHBA, në një shtëpi janë konfiskuar mbi 1000 armë

20:02 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Si pasojë e kërkimit të bërë në një shtëpi në qytetin Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë konfiskuar mbi 1000 armë, raporton Anadolu Agency (AA).

SHBA e cila në kohët e fundit është cak i sulmeve të bëra në shkolla, vende të adhurimit, qendra tregtare dhe qendra biznesi, edhe një herë shfaqi probleme me armatimin.

Jef Lee, zyrtari i departamentit të policisë së Los Angeles, në deklaratën e tij tregoi se është zhvilluar një operacion ndaj shtëpisë së një personi për të cilin dyshohej se prodhon dhe shet armë në mënyrë të jashtëligjshme

Ai tha se personi në fjalë është arrestuar, ndërsa nga shtëpia janë konfiskuar mbi 1000 armë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme