Partia Socialdemokrate (PSD), ka shënuar njëvjetorin e themelimit të kësaj partie.
Nol Nushi ishte ai që bëri hapjen e këtij tubimi. Ai në këtë tubim tha se “miqtë”, e tanë kanë menduar ndryshe dhe menduan se janë të dobët, raporton arbresh.info.
“Që nga 9 maji, disa “miq”, na kanë thënë që PSD është e dobët, nuk është e fortë, nuk do ia dal mbanë, por ne sot jemi këtu dhe kjo sallë brenda një viti është mbushur nga shumë aktivistë. Ndërsa vitin që po e lëmë pas, ishte një vit sfidues për shkak se në të gjitha forumet që kemi pasur ne si në fushën ekonomike, politke ne kemi punuar shumë”, u shpreh Nushi.
Ndërkaq, Shqipe Pantin, nga Partia Socialdemokrate, tha në këtë tubim se kuvendi është shndërruar në një arenë më shumë të debateve se sa i punës dhe se korrupsion nuk po luftohet.
“Në Kuvendin e Kosovës në shumë ka pasur debate se sa punë dhe është krijuar një arenë e debateve, kurse korrupsioni po pengon investimet e huaja, korrupsioni po na shkakton krizë sepse është futur edhe në arsim, korrupsioni është futur edhe tek gjyqësori, por ne duhet të formojmë Vetingun, sepse ne nuk mund të formojmë shtet me korrupsion”, është shprehur Pantina./arbresh.info/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...