Google ADS

FFK: Florent Hadërgjonaj, armë shumë e fortë në repartin e mbrojtjes

18:16 | 9 Maj 2019
Arbresh Info

Florent Hadërgjonaj është konfirmuar pasditen e sotme (e enjte) se tani është pjesë e skuadrës kombëtare të Kosovës.

24-vjeçari është pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të kombëtares sonë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Pasaporta e Florent Hadërgjonajt

Në njoftimin nga Federata e Futbollit të Kosovës, Hadergjonaj cilësohet si një “armë e fortë në repartin e mbrojtjes” para ndeshjeve të ardhshme të kombëtares sonë në arenën ndërkombëtare.

“Mbrojtësi 24-vjeçar tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe pa dyshim do të jetë një armë shumë e fortë në repartin e mbrojtjes për ndeshjet e ardhshme të ciklit kualifikues për Euro 2020”, thuhet ndër tjera në faqen zyrtare të FFK-së.

Hadërgjonaj është pjesë e skuadrës angleze Huddersfield Town për dy sezoni dhe pritet të jetë i gatshëm për takimin e Kosovës muajin e ardhshëm kundër Malit të Zi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme