Shqipëria sot ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në edicionin e radhës të Eurovizionit, festivalit të muzikës evropiane që vitin tjetër mbahet në Stokholm.
Festivali do të mbahet në 10,12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria tanimë ka hapur konkursin për pranimin e këngëve në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.
Këtë vit, Shqipërinë e përfaqësoi në Eurovizion këngëtarja Elhaida Dani, e cila përfundoi në pozitën e 17-të në finale. Shqipëria për herë të parë në Eurovizion ka marrë pjesë në vitin 2004, kur Anjeza Shahini u radhit në vendin e shtatë.
Rona Nishliu ende mbetet suksesi më i madh shqiptar në këtë festival, e cila në vitin 2012-të u radhit e pesta në finale./KultPlus
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...