Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është duke u përfolur shumë për largim nga “Zonja e Vjetër” ndërkohë që një numër i madh klubesh, përfshirë PSG-në dhe Milanin, janë duke u përfolur si destinacione të tij të mundshme.
Ndërkohë, Juventusi ka një listë të shkurtër me emrat potencial dhe Didier Deschamps, Maurizio Sarri, Mauricio Pochettino dhe Antonio Conte janë të gjithë duke u përmendur për një rol të tillë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në atë që është duke u raportuar nga Gazzetta dello Sport, çështja e financave luan një rol të madh në vendimin për largim të Allegrit.
Juventusi ende kërkon të ruaj të holla në mënyrë që t’i përmbahet rregullave FFP të UEFA-së pas transferimit 110 milionë të Cristiano Ronaldos verën e kaluar dhe gazeta e lartpërmendur raporton se Allegri dhe paga totale vjetore e stafit të tij është në përgjithësi 15 milionë euro, para të cilat Agnelli do të dëshironte t’i ruante dhe prandaj klubi do të jap më shumë liri pastaj në merkato të transferimeve./arbresh.info/
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...