Truri është pjesa më e rëndësishme e trupit të njeriut – dhe prapëseprapë shumica e njerëzve nuk i kushtojnë shumë rëndësi këtij organi.
Përderisa pasojat e mungesës së aktivitetit të trurit mund të mos vërehen menjëherë, mbajtja e trurit ‘fit’ dhe të shëndetshëm, siç mirëmbahen muskujt, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe mund t’ju ndihmojë në shëndetin mendor për tërë jetën, transmeton Telegrafi.
Duke e ushtruar trurin dhe duke e sfiduar me eksperienca të reja të cilat i përfshijnë të gjitha shqisat – prekjen, pamjen, nuhatjen, shijimin dhe dëgjimin – ju jeni duke prodhuar vlera esenciale ushqyese për trurin të cilat e rrisin kujtesën dhe ju bëjnë më të mençur.
Ekspertët tregojnë se disa detyra të caktuara ditore ‘neurobike’ e ndihmojnë trurin dhe ju bëjnë më të mençur.
Pastroni dhëmbët me dorën që nuk e keni dominuese.
Sipas hulumtimeve, përdorimi i anës së kundërt të trurit sjell shumë përfitime sepse truri dhe duart janë të lidhura, ndërsa ne e kemi fuqinë ta kontrollojmë dhe stimulojmë trurin duke i përdorur duart.
Ky proces quhet si plasticiteti i trurit, i cili është term neuroshkencor që i referohet aftësisë së trurit për të ndryshuar në çfarëdo moshe.
Kështu, duke e ushtruar veten që ta përdorni anën e kundër të trurit, ju e zhvilloni aftësinë për të ndryshuar shpejt mes mendimit divergjent dhe atij konvergjent, e që kjo është çelësi kryesor për inovacion.
Prandaj, provoni t’i pastroni dhëmbët me dorën që nuk e keni dominuese.
Duke e shfrytëzuar shqisën e prekjes, ju jeni duke dërguar mesazhe të ndryshme në tru të cilat do t’i dërgonit edhe përmes shqisës së shikimit.
Nëse zakonisht i mbani sytë hapur kur bëni dush në mënyrë që ta lëshoni ujin apo ta vendosni shamponin në duar, është koha ta ndryshoni këtë.
Kjo do të ndikojë që ta ushtrojë trurin të ketë kontroll në situata të vështira ku shikimi nuk është i mundshëm.
Bëni dush me sy të mbyllur
Sipas studimeve të ndryshme, detyrat e thjeshta e stimulojnë korteksin i cili i rritë nivelet e aktiviteteve të trurit.
Thjesht duke u zgjuar nga gjumi për të shkuar në punë në të njëjtin orar çdo dit, ju mund ta stimuloni aktivitetin e trurit.
Sidoqoftë, posa kjo detyrë të bëhet rutinë, aktiviteti i trurit bie dhe ju stagnoni. Prandaj, për ta rritur aktivitetin, duhet ta ndryshoni rutinën e mëngjesit për ta parandaluar dembelinë.
Kështu provoni të shikoni TV kur e bëni kafen e mëngjesit ose shëtiteni qenin para se të shkoni në punë.
Arti e stimulon trurin në shumë mënyra, e në veçanti pjesët emocionale dhe joverbale.
Duke bërë art çdo ditë nga pak, ju e nxisni trurin të merr veprime dhe e sfidoni të provojë gjëra të reja.
Disa nga projektet artistike të cilat mund t’i bëni gjatë kohës të lirë mund të jenë fjalëkryqet, librat me ngjyra, etj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...