Google ADS

Presidentja kroate: Dëshirojmë liberalizim sa më të shpejt për kosovarët

15:36 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se shteti i saj dëshiron liberalizim sa më të shpejtë për kosovarët.

Këto komente ajo o ka bërë në konferencën për media pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim të liderëve të rajonit ishte prezent edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ai tha se mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një ndëshkim që BE po ia bën padrejtësisht Kosovës.

“Mos uniteti i vendeve të BE-së, shteteve anëtare, pavarësisht prej frymës pozitive që ka qenë dhe bartësve të institucioneve të BE-së, ka ardhur në një situatë të tillë që Kosova padrejtësisht ende mbetët vendi më i izoluar në Evropë, dhe sinqerisht nuk kemi si lidership asnjë përgjigje për opinionin publik, për njerëzit në Kosovë, për qytetarët e saj. Vazhdoj të theksoj shumë hapur që është një padrejtësi, tani është edhe diskriminim dhe një ndëshkim krejt i panevojshëm”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme