Në konferencën për shtyp të mbajtur nga ana e disa prej Presidentëve të Ballkanit në Samitin e Brdo- Brijonit, krerët e shteteve kanë qenë në një vijë përsa i përket nevojës së rajonit për integrimin në Bashkimin Evropian.
Fjalimin hapës e ka mbajtur Presidenti Ilir Meta, si pritësi i samitit të mbajtur në Tiranë. Kreu i Shtetit ka deklaruar se të gjitha shtetet pjesëmarrëse u angazhuan për paqe e siguri në rajon.
Meta: U angazhuam për bashkëpunimin e ngushtë. Rajoni i Ballkanit ka pasur një ecuri pozitive. Angazhim i të gjithëve për paqe e siguri në rajon. Samiti i ardhshëm organizohet në Slloveni dhe besoj dhe me praninë e Guterres të cilin kemi vendosur ta ftojmë. Dua të shpreh jo vetëm kënaqësinë për pjesëmarrjen dhe mesazhet konstruktive por edhe të shpreh bindjen time se prezenca e presidentit të Polonisë por edhe e 2 presidentëve të dy vendeve themeluese është mjaft e rëndësishme që konkluzionet e këtij samiti të dëgjohen edhe më shumë në ditët dhe javët e ardhshme nga vendet anëtare të BE.
Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar- Kitarovic u shpreh se duhen dy vetë për të kërcyer një tango, një mesazh që ajo ia drejtoi BE-së në lidhje me nevojën që Evropa e Ballkani perëndimor ka për bashkëpunim mes tyre.
Kolinda Grabar-Kitarović: Kroacia do të mbështesë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dëshirojmë të shikojmë edhe Bosnjë Hercegovinën të bëhet sa më shpejt që të bëhet një vend kandidat. Dëshirojmë sa më shpejt liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi dhe mbështesim një proces të mbështetur mbi meritën dhe çdo vend duhet të ndjekë hapat e duhura në rrugën për anëtarësim në BE.
Jam e frikësuar për situatën aktuale, diskutimet brenda vetë BE jemi duke krijuar një vakum për Ballkanin. Ky vakum duhet të plotësohet dhe të mbushet me influenca të atyre palëve që nuk janë përfituese për Rajonin. Për vendet kandidate, reformat që janë pezull duhet të ndërmerren. Kroacia do të marrë presidencën në gjysmën tjetër të vitit 2020 dhe gjatë presidencës sonë ne do të theksojmë Evropën Juglindore, për t’ju pasur në axhendën. Duhen dy veta për të kërcyer tango. Ne do ju shtyjmë në përpjekjet tuaja, por edhe ju duhet të ndërmerrni hapat tuaja. Muzika ka një kohë të gjatë që është duke luajtur. Duhet të përfshijmë njëri-tjetrin dhe le ta kryejmë këtë.
Në konferencë mori pjesë dhe Presidenti i Polonisë Andrzej Duda i cili foli gjatë duke deklaruar se problemet e së shkuarës mes shteteve të rajonit duhen zhdukur.
“Diskutimet për stabilitetin në këtë pjesë të Europës, por edhe për të diskutuar gjërat që janë më të rëndësishme, për rrugën e tij drejt BE dhe shpresoj anëtarësimin në NATO. Unë jam përgatitur për shumë kohë, ishte i paraprarirë nga një takim që u bë nga ministrat e jashtëm në Varshavë, i ftova të gjithë të ftuarit në një darkë ku diskutuam situatën e të rinjve në këtë pjesë të Europës. Takimi i sotëm ishte i paraprirë nga vizita ime një mua më parë, ku takova ushtarët tanë që shërbejnë në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Diskutova për situatën, për kushtet, për realitetin e shërbimit të tyre, çfarë roli kanë. Do doja të përsëris se sa mirënjohës jam dhe dua të shpreh respektin tim ndaj presidentes së Kroacisë dhe Sllovenisë. Jam i bindur që këto diskutime që po zhvillohen në një atmosferë më të qetë, janë elemente të rëndësishme të procesit të stabilizimit se do të çojnë në zhdukjen e dallimeve mes vendeve që janë shumë të dukshme, nuk dua të përdor fjalën mosmarrëveshje. Në vendin tim dhe në vendet fqinje këto dukuri kanë ndodhur për herë të fundit pas Luftës së Dytë Botërore.
Këto probleme sot diskutohen më me qetësi dhe nuk përbëjnë probleme, duhet të zgjidhen mes dialogut mes kombeve.Nëse BE dëshiron që të zhvillohet dhe jam i bindur për këtë, është që të sigurhoemi si një pjesë e ekonomisë së përbashkët, të jemi të aftë të konkurrojmë me vendet e tjera të fuqishme ekonomike. Jam i bindur se fjalët që thashë janë të duhurat, në vendet tona në të kaluarën, Polonia ka nevojë për Europën dhe Europa për Poloninë, është pjesë integrale e Europës. Europa ka nevojë për Europën Juglindore dhe kjo e fundit për Europën. Me një mbështetje të mençur këto vende do të bëhen pjesë e Europës, dyert e saj të jetë të hapura që të mbështesin kombet që jetojnë këtu.
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...