Duka dhe dukesha e Sussex e kanë quajtur djalin e tyre të sapolindur, Archie Harrison Mountbatten Windsor.
Pasi e prezantuan atë më herët, ditën e mërkurë, megani tha: Ai ka temperament shumë të ëmbël. Është shumë i qetë, thuajse një ëndërr. E ndërsa ata qeshnin, princi herri shtoi: “nuk e di nga e ka marrë këtë”.
Njoftimi i emrit erdhi pasi Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut u takuan me stër-nipin e tyre të tetë për të parën herë, në kështjellën Uindsor, transmeton “Tch”.
Duke e quajtur djalin e tyre Archie Harrison Mountbatten Windsor, Harry dhe Meghan kanë zgjedhur të mos përdorin një titull për fëmijën e parë të tyre. Si fëmija i parë i një Duke, Archie mund të ishte quajtur konti i Dumbartonit një nga titujt e Harry-t, ose të ishte Lordi Archie Mountbatten Windsor, por në fakt ai do të jetë thjeshtë zotëria Archie Mountbatten Windsor.
E ky, është një sinjal i qartë se ata nuk duan ta rrisin të birin si një mbretëror formal.
Duke folur për ditët e tyre të para si prindër, Meghan tha “Është magjike, e jashtëzakonshme. Unë kam dy djemtë më të mirë në botë dhe jam me të vërtetë e lumtur”.
Një zgjedhje surprizë, Archie nuk ishte mes favoritëve të bastexhinjve që prisnin në ankth për shpalljen e emrit. Ata kishin parashikuar se i sapoardhuri në familjen mbretërore do të quhej Aleksandër, Artur apo Albert.
Archie, sipas ekspertëve, nuk ka konotacione mbretërore britanike dhe Harrison po ashtu është një emër krejtësisht i ri për familjen mbretërore.
Archie do të thotë i pastër, i fortë apo trim dhe është më popullor në Britani se sa në SHBA. Është zakonisht një formë e shkurtuar e emrit Archibald, por tani përdoret shpesh si emër thjeshtë Archie.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...