Google ADS

Mbërrin në Tiranë trupi i nëntetares së vrarë në Letoni

13:59 | 9 Maj 2019
Arditë Shkodra

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanjat, e cila humbi tragjikisht jetën gjatë një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni. Ministrja Olta Xhaçka, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, miq dhe familjarë pritet që të jenë të paanshëm në dorëzimin e trupit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka më herët bëri një vizitë në familjen e nëntetares Hasanaj, pas kthimit të saj nga Letonia, për të ngushëlluar të afërmit.  “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjese e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga  jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë  ne”, ishte ngushëllimi qe Xhçka iu bëri të afërmeve të nëntetares së vrarë me 6 maj, raporton topchanel.

“Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”, pasi humbi jetën në krye të detyrës. Përpara se trupi i saj të nisej drejt Shqipërisë, në  bazën Camp Adazi, në Letoni është zhvilluar një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e 10 vendeve, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme