Në një ceremoni të posaçme u përcoll trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj, nga Letonia për në Shqipëri. Trupi i efektives Hasanaj u transportohet me avion luftarak, dhe do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” me protokoll ushtarak e me pas do te dërgohet pranë familjes së saj.
Shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ nëntetarja Zarife Hasanaj.
Ushtarakë të shteteve të ndryshme në misionin e përbashkët të NATO-s në Letoni, përcollën trupin e nëntetares. Kolegë të kontigjentit shqiptarë të EOD kthehen me trupin e koleges së tyre, bashkë me një efektiv kanadez dhe një letonez.
Trupi i efektives Hasanaj u transportohet me avion luftarak, dhe do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” me protokoll ushtarak e me pas do te dërgohet pranë familjes së saj.
Ndërkohë që nesër, ora 10-11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të ushtarakes së Forcave të Armatosura dhe në 11.45-12.30 ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit.
Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën ushtarakes shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç në gjendje të rëndë dhe rreshter Julian Kapaj 41 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Zarife Hasanaj humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...