Google ADS

Driton Kuka uron Majlindën me rastin e ditëlindjes: Ajo është dhuratë e Zotit për popullin shqiptar

12:42 | 9 Maj 2019
A. B.

Xhudistja e famshme kosovare, Majlinda Kelmendi ka sot feston 28 të lindjes.

Trajneri i saj si dhe përkrahësi më i madh gjatë karrierës Driton Kuka ka zgjedhur rrjetet sociale për ta uruar margaritaren e tij, duke thënë se ajo është emblema më e mirë e shqiptarëve, shkruan portali arbresh.info.

“Urime Majlinda, rrofsh edhe 100 vite të tjera. Kampionja jonë olimpike sot feston ditëlindjen! Me punë si gjithmonë edhe sot. Majlinda emblema më e mirë shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë. E kemi dhuratë nga Zoti për popullin shqiptar për shpresën për një të ardhme. Krenar dhe mirënjohës tërë jetën”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, organizatori i LE Minsk 2019 i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës pjesëmarrjen e pesë xhudistëve tanë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët janë kualifikuar me normë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme