Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Ditën e Evropës ka renditur pesë dështimet e qeverisë në rrugë drejtë Integrimit Europian, shkruan arbresh.info.
Republika e Kosovës vazhdon të përballet me sfida serioze në rrugën e integrimit Evropian. Nivelet e këtyre sfidave janë të dyfishta. E para, ajo e pamundësisë politike për tu garantuar që perspektiva Evropiane e Kosovës është e pakontestuar nga çdo shtet anëtar i BE-së, që natyrisht reflekton në mënyrën e vendimmarjes në Këshill të BE-së në raport me çështjet që lidhen me Kosovën. E dyta, mungesa e një përkushtimi minimal të Qeverisë dhe akterëve të tjerë politik për të zbatuar në mënyrë solide reformat e kërkuara nga ajo që tashmë njihet si politikë e zgjerimit e BE-së.
Mbi këtë bazë, janë pesë fusha ku Qeveria dhe akterët tjerë relevant kanë theks të shtuar të papërgjegjësisë dhe rrjedhimisht dështimet janë më se të vërejtshme.
-Rritja e klientelizmit, madhësia e Qeverisë, menaxhimi abuziv i parasë publike dhe një sektor publik jo-efiqient, janë disa nga dështimet e qeverisë për vitin 2018-2019.
Arbëresha Hoxha drejtoreshë ekzekutive e GSJP së tha se sektori publik vazhdon të jetë i prekur thellësisht nga dukuria e nepotizmit.
“Emërimet e larta politike, përfshirë ato ne shërbimin civil por edhe në institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit, mbesin të kontrolluara nga interesa të ngushta politike dhe klanore”, tha ajo.
-Mungesa e një reforme thelbësore në sistemin e drejtësisë dhe ndikimi politik.
-Një sektor privat me tendencë monopolizimi, një sh[përndarje e ç’akorduar e të ardhurave dhe mungesa e një sistemi solid të ruajtjes së konsumatorit.
-Sistemi arsimor i bazuar në premisa të nën-rregullimit. Mungesa e kualitetet dhe konkurrieshmerisë në rajonin dhe më gjerë.
-Një tendencë në rritje e migrimit si rezultat i imazhit të rënie të institucioneve publike dhe mungesës së barazisë para ligjit./Arbresh.info/
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...