Google ADS

Serbia bashkë me Bosnjën kundër taksës në Tiranë

10:21 | 9 Maj 2019
V. S.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai bashkë me anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq janë marrë vesh që të flasin për taksën siç e k quajtur ata “antiviclizuese” në samitin e Brdo-Brijunit që po i zhvillon punimet në Tiranë.

Përpos kësaj, ai ka thënë se duhet të bisedohet dhe jo gjërat të mbesin në ajër, njofton Klan Kosova.

Ndryshe,  kreu i shtetit serb në margjinat e samitit është përshëndetur me presidentin Hashim Thaçi kurse ky i fundit ka refuzuar të përshëndetet me Dodikin.

Përshëndetje të ftohtë ka pasur edhe në mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe atij kosovar Hashim Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme