Po bëhet gati gjysmë viti prejse është formuar ekipi negociator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, i cili udhëhiqet nga Fatmir Limaj dhe nga Shpend Ahmeti, por anëtarët e tij janë përjashtuar nga takimet e rëndësishme ndërkombëtare. Në Samitin e Berlinit ka marrë pjesë presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, por jo edhe anëtarët e Delegacionit për Bisedime, shkruan gazeta “Zëri”.
Ndonëse janë bërë gati pesë muaj prejse në Kuvendin e Kosovës është votuar rezoluta për formimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, roli i këtij Delegacioni në procesin e negociatave po vazhdon të jetë i zbehtë. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se në javët dhe në muajt në vijim ekipi në fjalë do të jetë thuajse i përjashtuar nga procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi.
Ndonëse përfaqësuesit e Delegacionit pritet të marrin pjesë në takimin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, ku e pranishme do të jetë edhe pala serbe, zyrtarë të opozitës thonë se pozitën kyçe në takimin e Francës do ta kenë tre krerët e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, por jo anëtarët e ekipit, shkruan “Zëri”.
Pavarësisht kësaj, anëtarët e Delegacionit thonë se është bërë shumë punë lidhur me procesin e negociatave qysh nga koha kur është themeluar ky ekip. Në momentin që do të rinisë dialogu sipas tyre ekipi do të dalë me propozime dhe me zgjidhje konkrete për procesin e bisedimeve. Pikërisht për anëtarët e Delegacionit në fjalë, pak pas votimit të rezolutës për formimin e tij, Qeveria e Kosovës pati ndarë rreth 300 mijë euro për të
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...