Gjenerali amerikan: Brenda 10 vjetësh FSK-ja do të transformohet tërësisht në ushtri

01:17 | 9 Maj 2019
Trina Galanxhi

Gjenerali amerikan i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, i cili po qëndron për një vizitë lamtumire në Kosovë, tha se dalja e tij në pension, nuk do ta ndalë angazhimin e tij për të mirën e Kosovës.

Gjenerali Orr tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të pa lëkundura, ndërsa u shpreh i nderuar të ketë dhënë kontributin e tij në këtë partneritet.

Ai po ashtu potencoi se e ardhmja e Ushtrisë së Kosovës është e ndritur dhe se SHBA-të do të jenë partnerë i tyre edhe në të ardhmen, raporton

Sipas tij, brenda 10 vjetësh FSK-ja do të transformohet tërësisht në ushtri, transmeton VOA.

Orr tha po ashtu se lidhja mes kosovarëve dhe qytetarëve të IOWA-s është e veçantë sepse të dy popujt kanë vuajtur shumë gjatë luftës.

Të ngjashme