Duket e pabesueshme, e në të njëjtën kohë, një ide shumë e largët nga realiteti me të cilin jemi mësuar.
Fatmirësisht, shkenca është gjithnjë një hap para dhe çdo ditë paraqet zbulime të ndryshme që mund të transformojnë mënyrën se si e shohim ne veten dhe realitetin në botën që na rrethon.
Shkencëtarët brazilianë kanë zhvilluar së fundi një eksperiment që ka nxjerrë rezultate impresionuese dhe mund të jetë hapi i parë drejt një qasjeje të re të trajtimit të sëmundjeve që godasin shumë njerëz në të gjithë botës siç janë: iktus, Parkinsoni e madje edhe depresioni.
Shkencëtarët prezantuan një teknikë të stërvitjes së trurit që lejonte të modifikoheshin lidhjet neuroniali në kohë record.
Studimi u publikua në revistën Neuroimage
Neuroplasticiteti, pra aftësia e adaptimit të trurit, është ajo që lejon mësimin dhe kujtesën e qenies njerëzore. Kur të kuptojmë më mirë se si funksionojnë lidhjet dhe ndërveprimet e trurit, është më e thjeshtë të kuptojmë sjelljet tona, ndjenjat tona dhe sëmundjet që mund të kemi.
“Gjithçka që jemi, bëjmë, ndjejmë, gjithë trupi ynë është një reflektim i mënyrës se si funksionon truri ynë.”, thotë Theo Marins, një nga autorët e studimit. Ai shpjegon gjithashtu se disa sëmundje ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit dhe nëse mësojmë të sillemi në mënyrën e duhur, mund të ulim vuajtjet e shkaktuar nga shumë sëmundje.
Duke qenë se ky për ne është një territor i panjohur, ishte e nevojshme të zhvillohej një instrument që të na lejojë të kuptojmë më mirë të gjitha këto dinamika.
Kështu, erdhi ‘neurofeedback’-u, një stërvitje që na lejon të modifikojmë disa lidhje në trurin tonë.
Neuroshkencëtarët braziliantë të Institutit D’OR dhe kërkuesit e Universitetit Federal të Rio de Janeiro (UFRJ) kryen një studim që demonstroi se, përmes neurofeedback-ut është e mundur të prodhohen ndryshimet e kërkuara në një periudhë të shkurtër, në më pak se një orë.
Truri mund të stërvitet
Në studim morën pjesë 36 vullnetarë, të cilët iu nënshtruan rezonancës manjetike.
Aktiviteti neural i treguar në studim u transformua në imazhe të paraqitura në kompjuter, në bazë të intensitetit.
Vullnetarët shihnin imazhet në kohë reale dhe mësonin si të kontrollonin praktikisht aktivitetin e tyre cerebral.
Nga 36 vullnetarët, 19 prej tyre morën formacionin e saktë dhe 17 të tjerë morë informacione false, të cilat vepronin nga placebo.
Imazhet e trurit të vullnetarëve u regjistruan para dhe pas stërvitjes, kështu kërkuesit ishin në gjendje të masnin më mirë komunikimet dhe lidhjet përmes trurit. Objektivi ishte për të mbikqyrur si rrjetat e neuroneve ishin të influencuara nga neurofeedback.
Pasi krahasuan funksionimin e trurit para dhe pas stërvitjes, shkencëtarët erdhën në përfundimin se pjesa që lidh hemisferat e trurit, ishte më i fortë në strukturë. Kështu, edhe komunikimi funksional ishte përmirësuar.
Sipas shkencëtarëve, i gjithë sistemi i komunikimit të trurit ishte përforcuar.
“E denim se truri ka një kapacitet fantastic modifikimi. Por nuk ishim kaq të sigurtë se do mund ta shihnim shpejt “, konfirmon Theo Marins.
Neurofeedback-u, apo stërvitja e trurit tregoi se është një instrument i shkëlqyer për zhvillimin e neuroplastikës.
Hapi i radhës për shkencëtarët është të përdorin formacionin për të ndihmuar pacientët që kanë vuajtur nga iktusi apo janë diagnostikuar me Parkinson apo depression për të modifikuar funksionin e tyre motorik.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...