Google ADS

Mos shpenzoni para në pedikyr, mund t’ia dilni me 2 përbërs kuzhine

22:47 | 8 Maj 2019
Trina Galanxhi

Këmbët e shëndetshme janë shtylla kryesore e shëndetit në përgjithësi.

Çarjet, tharja dhe problemet tjera të këmbëve lehtë mund të pengojnë cilësinë e jetës dhe mund të pamundësojnë lëvizjen e duhur, transmeton portali arbresh.info

Higjiena personale dhe dietat mund të ndikojnë në shëndetin e këmbëve dhe ato duhet të inkorporohen në mënyrën më të mirë të mundshme në rutinën tuaj.

Bërja e pedikyreve të shtrenjta dhe përdorimi i produkteve të sofistikuara për të shëruar këmbët, nuk është gjithmonë forma më produktive.

Në artikullin e sotëm arbresh.info do t’ju tregoj një recetë të lehtë për t’ia dalë mbanë pa shpenzuar shumë.

Përbërësit mund të gjenden në kuzhinë tuaj dhe përgatitja është mjaft e lehtë.

Ju nevoiten:

3-4 gota qumësht
3 lugë sode buke

Së pari ngroheni qumështin dhe më pas e derdhni atë një enë të thellë ku do të mund të vendosni këmbët. Shtoni sodën e  bukës dhe përzieni mirë. Mbani këmbët të zhytura në qumesht dhe sodë buke për të paktën 10 minuta.

Përbërësit mund të gjenden në kuzhinë tuaj dhe përgatitja është mjaft e lehtë. Aplikoni më pas një krem për këmbë dhe shumë shpejt do të vëreni ndryshimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme