Google ADS

Ministrja e Shëndetësisë: Duhani është i keq, por po deshet pini, bëni ç’të doni!

00:44 | 9 Maj 2019
Trina Galanxhi

Ministrja e sapo zgjedhur e Shëndetësisë, në qeverinë Norvegjeze, Silvi Listhaug, ka shokuar qytetarët e saj me një qëndrim të pazakontë rreth ushqyerjes, pirjes së duhanit dhe alkoolit.

“Unë besoj se njerëzve duhet t’u lejohet që të pinë duhan, të hanë mish të kuq dhe të konsumojnë alkool nëse duan. Unë besoj se njerëzit tashmë e dinë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë nuk është,” tha ajo, transmeton portali arbresh.info

“Nuk dua që të jem oficer i policisë morale dhe nuk dua t’u tregoj njerezve se si të jetojnë. Unë synoj që te ata të sjell informacionin e duhur, ndërsa ata më pas mund të vendosin vetë”, shtoi ajo.

“Unë besoj se shumë duhapirës ndjehen të shqetësuar, sepse ndihen të përjashtuar nga shoqëria dhe mendoj se kjo është budallallëk”, thotë 41-vjeçarja Listhaug, e cila është vetë konsumuese e duhanit.

Ndërkohë, qëndrimi i tij mjaft i pazakontë ka shkaktuar shumë kritika.

“Ajo duket se di pak për shëndetin publik dhe çfarë është puna e saj si ministër në atë zonë”, tha politikania norvegjeze Ane Lise Riley.

Listhaugova, nëna e tre fëmijëve, gjatë mandatit të saj të parë si Ministre e Imigracionit, u bë e njohur për qëndrimet e saj të forta kundër emigracionit të paligjshëm dhe sulmeve të herpashershme mbi feminizmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme