Ish-kryeministri Nikolla Gruevski po kërkohet me fletëarrest vendor, mirëpo jo edhe me fletëarrest ndërkombëtar.
Këtë sot e ka zbuluar shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, Vilam Ruskoska në konferencën të mbajtur sot për luftën kundër krimit të organizuar në korniza të raportit të Komisionit Evropian.
Prokurorja Ruskoska ka theksuar se edhe përskaj kërkesave drejtuar nga Prokuroria me të gjithë dokumentacionin e plotësuar, Interpol ka refuzuar që të shpall fletë arrest për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Fletë arrest ndërkombëtarë nuk janë shpallur as për Nikolla Boshkovskin për të cilin po ashtu është dorëzuar kërkesë me dokumentacion të plotë.
“Interpol refuzon të shpallë fletëarrest për Nikolla Gruevskin. Nga ana jonë është dorëzuar dokumentacion i plotë, gjithashtu edhe kërkesa, mirëpo fletëarresti nuk është shpallur, Interpol po refuzon që të shpallë. Edhe pse kërkesa është bërë që para dy muajve” ka deklaruar Ruskoska./tetovasot
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda