Federica Mogherinin, përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, i bëri thirrje opozitës që të mos i kthejë shpinën rolit të saj dhe shtoi se “qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore”.
“Objektivi i çeljes së negociatave është i arritshëm, por i vështirë, pasi duhen bindur opinionet e vendeve anëtare që të njohin rezultatet tuaja. Ndaj, inkurajoj të gjithë në Shqipëri që të vazhdojnë të japin kontributin. Përpjekja kolektive kërkon që të gjitha palët të jenë të bashkuara për integrimin evropian dhe duhen lënë mënjanë ndasitë. BE-ja e ka përsëritur qëndrimin e saj: partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën rolit të tyre dhe qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është mesazh nga të gjitha institucionet e BE-së”, deklaroi Mogherini.
“Keni treguar rezultate me reformat dhe puna që po bëjmë ne në Komisionin Europian do ta tregojë qartë progresin tuaj. Ju e dini që unë personalisht dhe në kapacitetin tim institucional i kam dhënë mesazhet pozitive. Kjo do të reflektohet në paketën e KE-së që do të miratohet në fund të muajit dhe pastaj topi do të kalojë te vendet anëtare”, shtoi Mogherini./tch
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...