Fundoset varka me refugjatë në brigjet e Spanjës, 1 i vdekur

16:15 | 8 Maj 2019
Arbresh.info

Një varkë me 24 emigrantë të parregullt është fundosur në afërsi të bregdetit jugor të Spanjës, thanë zyrtarët e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njëzet e dy emigrantë janë shpëtuar gjallë, por një grua ka humbur jetën dhe një fëmijë është zhdukur pasi një valë ka kapluar varkën pranë bregdetit të qytetit Cadiz, tha Garda Civile e Spanjës në një deklaratë.

Aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë duke u kryer nga toka, deti dhe ajri për të gjetur fëmijën e zhdukur.

Në vitin 2018, më shumë se 58.500 emigrantë të parregullt mbërritën në Spanjë, shifër kjo e cila autoritetet parashikojnë të rritet këtë vit.

Rreth 395 emigrantë të parregullt kanë arritur në brigjet jugore të vendit ndërmjet 3 dhe 5 majit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme