Statistika që shfaq se Lionel Messi u “zhduk” në Anfield

15:33 | 8 Maj 2019
Arbresh Info

Barcelona shpesh është mbështetur në Lionel Messin për t’i inspiruar ata me momente magjike dhe gola të shkëlqyera që i dërgojnë ata tutje.

Por, kur Messi ka një natë të keqe, ashtu ndodhë edhe me gjithë Barcelonën – gjë që u vërtetua edhe mbrëmjen e së martës ku ata u shkatërruan në Anfield, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona u mposhtë 4 me 0 nga Liverpooli në Anfield në takimin kthyes të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe kështu “Redsat” vazhduan tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 3.

Në momentin kur u realizua goli i katërt nga Liverpooli, Messi ishte tërësisht në periferi.

Sipas hartës së lojës që tregon se ku ka qenë Messi, ndikimi i tij në zonë brenda 90 minuta duket i vogël.

Grafika shfaq që Messi ka qëndruar më shumë në pjesën e mesme të Liverpoolit. Statistikat shfaqin po ashtu se Messi ka pasur pesë gjuaje, më shumë se çdo kush tjetër në fushë.

Megjithatë, argjentinasi ishte i shkapërdar dhe kishte problem për t’i vështirësuar gjërat portierit të Liverpoolit, Alissonit, me përpjekjet e tij.

Messi ka bërë 41 pasime brenda 90 minuta dhe 85.4 për qind e tyre kanë qenë të sakta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme