Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua sot nga agjencitë e lajmeve të Maqedonisë e Veriut dhe Greqisë, AIM dhe “ANA-MPA” me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes dy mediumeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë për luftën kundër lajmeve të rreme.
Marveshjen e nënshkruan drejtorët e AIM dhe “АNA-MPA”, Dragan Antonovski dhe Mihalis Psilos, ndërsa mori pjesë edhe zëvendës drejtori i AIM, Halid Ajdini, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas zhvillimeve pozitive në marrëdhëniet në mes dy vendeve, gjegjësisht pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve dhe tani erdhi koha për të dyja agjencitë ndërkombëtare që edhe ato të marrin iniciativë për të bashkuar të dy vendet, ta forcojnë më shumë shoqërinë dhe të tregojnë që përmes bashkëpunimit dhe shoqërisë mund të zgjidhen problemet, që deri tani nuk janë zgjidhur”, deklaroi drejtori i “ANA-MPA”.
Antonovski kujton se AIM dhe “АNA-MPA” për vite me radhë bashkëpunojnë, por me këtë marrëveshje kjo vetëm konfirmohet dhe hap mundësi për forma të reja të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të reja.
“Qëllimi jonë është i njëjtë – informacione të sakta dhe standarde profesionale. Mendojmë se e ardhmja është pikërisht në gazetarinë e agjencisë, nga shkaku i prodhimit të lajmeve të rreme agjencitë janë definitivisht zgjidhja ku i keni lajmet e verifikuara”, tha Antonovski.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...