Google ADS

PSG nuk i ofron kontratë të re Buffonit?

14:52 | 8 Maj 2019
Arbresh Info

Paris Saint Germaini raportohet se nuk ka në plan t’i ofrojë portierit Gianluigi Buffon rinovimin e kontratës gjatë verës.

Ish portieri i Juventusit ka një marrëveshje me klubin parisien që skadon muajin e ardhshëm dhe Bild shkruan se 41-vjeçari nuk do të vazhdojë qëndrimin në Parc des Princes, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën gjermane Sport Bild, PSG synon të ftojë Kevin Trappin, i cili ka shpenzuar sezonin e kaluar si një i huazuar te Eintracht Frankfurti, për të zëvendësuar ikonën e Italisë.

Buffon iu bashkua kampionit francez nga Juventusi verën e kaluar.

Ai ka bërë vetëm katër paraqitje në 13 ndeshjet e fundit në ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme