Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijshëm sot deri në orën 17:00.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate për medie, shkruan arbresh.info.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ( KRUP ) njofton konsumatorët e njërës zonë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se duke filluar nga ora 11.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00 do të mbeten pa ujë të pijshëm. Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është si vijon”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” ka njoftuar gjithashtu se këto investime po bëhen për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
“Për shkak të nevojës për ndërhyrje nga ekipet në teren , në zhvendosjen e linjës fi 225 mm që furnizon zonën e ashtuquajtur te banesat e “Arabëve” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, për shkak të krijimit të hapësirës për punime në kolektorin e kanalizimit, si investim i KK Prishtinë. Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhen vazhdimisht, për një jetë më të lehtë për qytetarin”, përfundon komunikata./Arbresh.info/
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve/ Vëmendja në derbin I...
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Trump, Kosova ka krijuar ushtrin...
Edhe Hoti uron Trumpin: Vetëm me SHBA-në, Kosova mund të lëv...
“E ardhmja do të jetë e zjarrtë”, Musk publikon foto me Trum...
Bëhet virale foto e Trump duke lexuar fjalimin e tij të fito...
Shefja e BE-së uron Trumpin dhe e fton të punojnë së bashku