Njëra nga figurat që reflekton më së shumti në mos kombinimin e lojtarëve të Barcelonës në gjysmëfinale kundër Liverpoolit në Anfield Road ishte numri i topave të humbur.
Gjiganti katalunas humbi 138 topa brenda 99 minuta lojë kundër skuadrës angleze, transmeton portali arbresh.info.
Futbollisti i Barcelonës që humbi më së shpeshti topin ishte Jordi Alba (21 herë), ndërsa Messi, Pique, Busquets, Coutinho dhe Ter Stegen kanë humbur po ashtu në shumë raste topin.
Pasime të dështuara: 99
Një tjetër aspekt në të cilin Barcelona ishte shumë e parregullt në fushën e gjelbër të Liverpoolit ishin pasimet. Në këtë pjesë, skuadra e Ernesto Valverdes dështoi 99 herë në pasime, Jordi Alba dhe Gerard Pique humbën topin më së shumti (nga 12 herë).
Ter Stegen, lojtari që riktheu topin më së shumti
Sa i përket marrjes sërish të topit, njëri nga lojtarët që më së shumti shkëlqeu në këtë aspekt ishte Marc Andre Ter Stegen. Skuadra bëri 66 rikuperime të topit, 14 ishin nga portieri gjerman ndërsa pas tij vjen Sergio Busquets me 10./arbresh.info/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...