Google ADS

Haradinaj: Sheti i serbëve të Kosovës është Kosova

10:46 | 8 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një tryezë të organizuar nga KDI-ja foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i vendit në këtë takim tha se është gabim nga ndërkombëtarët që t’ia pranojnë si kusht Beogradit vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës, raporton arbresh.info.

“Është gabim i ndërkombëtarëve me ja pranu kushtin Serbisë për heqjen e taksës”, deklaroi ai.

Haradinaj kërkoi që serbët e Kosovës të pranojnë Kosovën si shtetin e tyre.

“Mos të harrojmë që Kosova është Evropë. Unë jam shqiptar. Pushteti jem tash është Kosova. Unë e du shumë Shqipërinë dhe e kam si shtëpinë time por prapë shtet tem e kam Kosovën. Serbi i Kosovës është serb por shteti i tij është Kosova sepse ai ka lind në Kosovë. Na jemi fqinj, shqiptarët e serbët, s’kemi qysh me ndryshu këtë, do të jetë kështu gjithë. Ata duhet me zgjedh a dojn me jetu në paqe. Ne në Kosovë jemi për paqe”, u shpreh Haradinaj.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean hubert Lebet në këtë takim tha se Kosova dhe Serbia duhet të përgatiten për takimin në Paris dhe mos ta komplikojnë situatën me masa të reja.

“Cfaredo procesi i zgjedhjes do të merr kohë. Përfshirja e palës së tretë do ta ndijmojmë shumë këtë process. Në takimim në Paris do të riformulojmë masa të reja që të përkrahen e mos të komplikojna më masa tjera”, tha Lebet.

Ndërsa Haradinaj shtoi se Kosova nuk do të marrë masa të reja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme