Derisa lojtarët e Liverpoolit festonin mbrëmjen e kaluar duke krijuar një muri si dhe duke kënduar “You’ll Never Walk Alone”, pak tifozë me sy shqiponje e kanë kuptuar se njëri nga heronjtë e mbrëmjes ishte duke munguar në këtë festë.
Jo, nuk ishte Jordan Henderson, i cili u largua për të festuar para kamerave, transmeton portali arbresh.info. Në fakt, ishte njëri nga djelmoshat anësor që kujdeset për topin.
Një numër i tifozëve në rrjete sociale kanë filluar të kërkojnë emrin e të riut për shkak të rolit të tij në golin e katërt të skuadrës së Jurgen Klopp duke i ndihmuar atyre të sigurojnë këtë rikthim tronditës kundër Barcelonës.
Pamjet kanë shfaqur se roli i tij ishte shumë i rëndësishëm. Ai me shpejtësi ia gjuajti topin mbrojtësit Trent Alexander-Arnold, i cili mashtroi lojtarët e gjigantit katalunas duke shfrytëzuar shpërqendrimin e tyre për të harkuar sa më shpejtë që ishte e mundur në zonë.
Të gjithë meritat për këtë gol i mori Alexander Arnold për vizionin e tij, por djaloshi mund të themi lirisht se duhet lavdëruar gjithashtu./arbresh.info/
(Pamjet mund t’i shikoni duke klikuar këtu ose më poshtë)
https://twitter.com/APKieran1/status/1125877164539355136
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...