Google ADS

Dita Botërore e Kryqit të Kuq – Kosova pa pranim ndërkombëtar për shkaqe politike

08:50 | 8 Maj 2019
Arbresh.info

Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq.

Feride Hyseni, drejtoresha e Kryqit të Kuq në Kosovë, ka thënë se kjo ditë do të shënohet me shumë aktivitet edhe në Kosovë me moton: “E dua Kryqin e Kuq”, shkruan KlanKosova.

“Një ndihmë e parë e ofruar profesionalisht shpëton një jetë”.

Ajo ka treguar që Kryqi i Kuq në Kosovë ka edhe një sfidë atë të mospranimit ndërkombëtarisht për shkaqe politike.

8 maji është zgjedhur për ta shënuar këtë ditë pasi në këtë datë ka lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme