Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka vendosur që tash të formoj një Komision Shtetëror, i cili do të punojë në mbledhjen e dëshmive të krimeve të luftës në Kosovës. Por një iniciativë të tillë, vetëm ndryshe të formuluar, e ka marr muaj më parë edhe i pari i vendit Hashim Thaçi, shkruan arbresh.info.
E dy komisione të cilat kanë të njëjtin qëllim, por me emra të ndryshëm, po shihen si në kundërshtim ndaj njëra-tjetrës.
Iniciativat e tilla po i quan të vonuara avokati Tomë Gashi.
Në një përgjigje dhënë arbresh.info, Gashi thotë se tashmë pas 20 vite nga përfundimi i luftës është vështirë edhe të gjinden fakte për këto krime.
“Absolutisht jo që janë në kundërshtim më njëra-tjetrën por kjo tashmë është e tejkaluar. Pas 20 viteve të formojmë një komision të tillë është e pamundshme të gjinden faktet 100% për atë çka ka ndodhur. Unë e di se edhe pas luftës kanë formuar komisione në secilën komunë për të grumbulluar fakte, ndërsa është e çuditshme që edhe pas 20 vitesh nuk dihet se cilat ishin faktet e mbledhura nëpër komuna dhe deri ku ka shkuar kjo çështje”.
Madje ai merr një shembull se si institucionet tona po i lënë në harresë këto çështje dhe pastaj dëshmitë po humbin.
“Një prej fakteve para zonjës Vafsie Krasniqi, ka qenë rasti i Marte Tunaj një grua e cila ka dëshmuar e para pas luftës për dhunim seksual dhe mjerisht prokuroria e Kosovës as që është marr me atë çështje dhe zonja ka vdekur. Pra njerëzit vdesin, dhe humbin edhe faktet dhe provat. Kështu që është tepër vonë. Kuvendi i Kosovës ka të drejt të formoj çfarëdo komisioni për grumbullimin e fakteve por sa ndërkombëtarët mund të besojnë është diçka tjetër”, ka përfunduar Gashi.
Edhe Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë të jenë të pa kuptimta këto komisione kur nuk kanë rezultate.
Ai përmend se ngjashëm vite më parë kishte vepruar edhe Qeveria e Kosovës, por që nuk kishte kaluar shumë e një komision i tillë ishte shuar.
“Është pak i pa kuptimtë pasi edhe qeveria vite më parë e ka krijuar një Institut për Krimet e Luftës dhe tash së voni është zhbë. Se di pse ka nevojë të themelohen trupa të ri kur të njëjtit janë mbyllë ose janë shue”, ka përfunduar ai.
Ndryshe kjo ide doli të martën pas mbajtjes së një mbledhje me familjarët e të zhdukurve, personave të cilët merren me drejtësi, mbledhje kjo e thirrur nga i pari i Kuvendit Kadri Veseli.
Kujtojmë se pjesë e këtij komisioni pritet të jenë, familjaret e të zhdukurve, përfaqësues të organizatave të luftës, shoqëria civile, persona të drejtësisë si dhe disa deputetetë të Kuvendit të Kosovës./V.Selimi/arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën