Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka folur për zgjedhjet që po mbahen në parti. Ai ka thënë se procesi po ecën mirë, por ka treguar se në disa raste ka pasur edhe pakënaqësi. Zyrtari i LDK’së ka komentuar edhe gjendjen që po kalon Telekomi i Kosovës.
Gecaj në DPT te Fidani në T7 ka thënë se falimentimi i Telekomit të Kosovës është duke u bërë për qëllime të partive në pushtet.
“Bankrotimi i Telekomit i konvenon partive që janë duke qeverisur me vendin. Ata nga shitja ose falimentimi i kësaj kompanie do të fitojnë për vete. Bankrotimi i saj është skaner i bërë më herët nga partitë në pushtet”.
Gecaj ka thënë se në gjendjen që është tash Telekomi nuk ka asnjë mënyrë që të shpëtohet.
“Nuk ka asnjë mënyrë që të shpëtohet kjo kompani. Aty ka punësime të shumta, ka shpenzime e keqmenaxhime pa kontroll”, ka thënë Gecaj.
Ai tutje ka thënë se tashmë është koha që në Kosovë të mbahen zgjedhje.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele