Kjo pije përshpejton metabolizmin, forcon trupin dhe jep energji.
Farat e lirit janë të pasura me kalium, fibra dhe thartira yndyrore omega 3. Për shkak të strukturës së vet, këto fara do t’ju ngopin, por me atë rast nuk do të merrni asnjë gram dhjamë. Fara e lirit përmbajnë komponente të shumta të dobishme, duke përfshirë vitamina, minerale, acide yndyrore dhe fibra, të cilat e normalizojnë punën e zorrëve, përcjell Mapo.al.
Ky lloj i farave e pastron organizmin nga toksinet, e normalizon metabolizmin, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e ul oreksin. Duke vepruar kështu, absorbon përbërës të caktuar nga ushqimi të cilin e konsumojmë, i pastron zorrët dhe në të njëjtën kohë e siguron organizmin me lecitin.
Bëni qumështin e shijshëm nga farat e lirit të cilat janë burim i shëndetit
Përbërësit:
– ¼ e filxhanit fara liri,
– 6 gota ujë,
– 5 hurma pa bërthama,
– kanellë.
Përgatitja:
Përzieni farat e lirit dhe ujin, pastaj kullojeni lëngun.
Qumështin e filtruar kthejeni në përzirëse dhe shtoni hurmat e grira dhe kanellën.
Qumështi i tillë është jashtëzakonisht i shijshëm dhe mund të pihet si lëng apo të shtohet në puding apo në ndonjë ushqim mëngjesi.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...