Lionel Messi mezi mund ta besojë që Liverpooli ka finalizuar një rikthim tronditës kundër Barcelonës në Ligë të Kampionëve.
Barcelona nisi takimin kthyes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me shpresën për të vazhduar tutje me lehtësi pas fitores 3 me 0 në takimin e parë, shkruan portali arbresh.info.
Messi kishte shënuar dy herë në Camp Nou, për gjërat ndryshuan plotësisht në takimin e dytë të zhvillohet mbrëmjen e sotme (e martë) në Anfield.
Gjithçka nisi me golin e hershëm nga Divock Origi në minutën e 7′, ndonëse pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale.
Por, menjëherë pas inkuadrimit në pjesën e dytë Georginio Wijnaldum tronditi portën e Ter Stegen duke shënuar dy gola të njëpasnjëshme. Wijnaldum fillimisht mposhti me një goditje të fuqishme portierin e skuadrën mysafire para se të shënonte me kokë për 3 me 0 pas një super asistimit nga Xheran Shaqiri.
Liverpooli siguroi një vend në finale me golin në minutën e 79′ nga Origi që erdhi papritmas kur Alexander Arnold shfrytëzoi një shpërqendrim të katalunasve duke harkuar bukur nga këndi.
Messi dukej plotësisht i shkatërruar pas këtij rikthimi të jashtëzakonshëm nga Liverpooli derisa lojtarët po festonin golin e katërt.
Ashtu siç edhe mund t’i shikoni fotot më poshtë, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ishte thjeshtë tepër i inatosur./arbresh.info/
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale