Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të udhëhequr nga kryetari o Komisionit, Prenk Gjetaj.
Gjetaj e informoi Presidenten Jahjaga për punën e Komisionit dhe sfidat me të cilat përballet ky Komision në gjetjen e 1652 personave, që ende janë të zhdukur.
Ai gjithashtu theksoi vështirësitë me të cilat po përballen në mungesë të bashkëpunimit nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Serbisë.
Presidentja Jahjaga theksoi se çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës në Kosovë e cila kërkon angazhim më të madh të të gjitha palëve për t’u përmbyllur sa më parë.
Ajo theksoi se çështjen e të zhdukurve vazhdon ta adresojë në çdo nivel ndërkombëtar.
Selim Pacolli dhe Visar Korenica sot vizitojnë Plakollin në ...
Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin
Franca lëshon urdhërarrest të ri për Assadin
Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëv...
Disa persona përfshihen në një konflikt në Ferizaj, arrestoh...
Qytetari ankohet për gjendjen e rrugës së një shkolle në Fer...