Si pjesë e një rishikimi të testit të marrjes së shtetësisë së Francës për të adresuar shqetësimet rreth kohezionit social, qeveria po propozon një provim të vështirë të kompetencës në gjuhën frënge.
Kritikët thonë se kjo gjë do të kufizojë qasjen në elitë, transmeton portali arbresh.info.
“Ka shumë kërkesa për nënshtetësinë franceze”, kështu e përmbledh kryeministri francez Edouard Philippe arsyen e qeverisë për ta bërë më të vështirë testin e gjuhës.
Kandidatët e tanishëm duhet të qëndrojnë 45 minuta në provimin me 90 pyetje me zgjedhje të shumëfishta, pjesë e së cilës është e bazuar në një bisedë me një pedagog.
Ata duhet të arrijnë një nivel “të ndërmjetëm” B1, që do të thotë se ata mund të kuptojnë dhe të bisedojnë në një varg temash të përditshme.
Pas verës, niveli i kërkuar mund të jetë më i vështirë.
“Kjo kërkesë është e nevojshme për të garantuar kohezionin e vendit tonë”, tha Philippe gjatë një ceremonie të natyralizimit në mars./Arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...