Liverpooli ka rikthyer rezultatin në ndeshjen kundër Barcelonës.
Skuadra angleze ka arritur të shënojë edhe golin e tretë mbrëmjen e sotme (e martë) kundër gjigantit katalunas në takimin kthyes në Anfield në kuadër të gjysmëfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit të hershëm të shënuar nga Divock Origi në minutën e 7′, Georginio Wijnaldum ka realizuar dy gola të njëpasnjëshme menjëherë pas inkuadrimit.
Wijlandum shënoi bukur në minutën e 54′ me një goditje të fuqishme para se të realizonte sërish vetëm dy minuta më vonë për 3 me 0.
Goli i dytë u realizua me kokë dhe asistues ishte ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.
Rezultati i tillë (3 me 3 i përgjithshëm) dërgon ndeshjen në vazhdime./arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju