Google ADS

Këmbëngulës, besnik dhe mirënjohës, njihuni me shenjën më të fortë të Horoskopit

21:45 | 7 Maj 2019
Trina Galanxhi

Demi një nga shenjat më të forta dhe besnike të zodiakut.

Demi bën pjesë në shenjat e Tokës si Virgjëresha dhe Bricjapi, dhe si karakter i tillë ka aftësinë të shohë gjërat brenda një perspektive praktike dhe realiste. Kjo i bën ata njerëz punëtorë, miq dhe kolegë të shkëlqyer, që ndodhen gjithmonë aty për njerëzit që vlerësojnë.

Demi dallon për këmbënguljen e tij dhe kjo e bën veçanërisht të pavarur, arrin të përfundojë gjithmonë detyrimet e tij mjaft mirë dhe pa pasur fare nevojë për ndihmë. Praktik dhe me këmbë mbi tokë, është shenja që korr frytet e punës së tij në përgjithësi.

Pëlqen: atmosferën romantike, gatimin, kopshtarinë, jetesën e mirë. 
Nuk Pëlqen: ndryshimet e papritura, komplikimet, çdolloj pasigurie.

Demi sundohet nga Afërdita, planeti i bukurisë, dashurisë, epshit, kënaqësisë, por dhe i krijimtarisë dhe mirënjohjes. Janë përgjegjës dhe bujarë përballë të tjerëve, por emocionalisht të pambrojtur nëse i lëndon ose u shkakton pasiguri. Megjithatë, pavarësisht nga dobësia e tyre emocionale, Demi ka një aftësi të veçantë të gjejë zgjidhje përballë çdo situate kaotike.

Demi dhe shoqëria: Demi ka shumë pak shokë të ngushtë, edhe pse rrethohet nga shumë njerëz, të cilët i trajton si si pjesëtarë të familjes.

Demi dhe puna: Vendos qëllime të larta dhe me këmbënguljen e jashtëzakonshme që zotëron, arrin t’ia dalë mbanë.  Di si të fitojë para dhe nuk harxhon kot.

Temperamenti i një Demi: Demi është tepër i ndjeshëm. Mund të fyhet ose plagoset kollaj me vërejtjen tuaj më të vogël. Mund të bëhet kokëfortë, kur dikush vendos ta detyrojë për diçka që nuk dëshiron ta bëjë. Ka nevojë për organizim në jetën e tij, pasi përndryshe do jetë në ankth.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme