Incidenti në Anfield, Lionel Messi goditet në kokë

21:31 | 7 Maj 2019
Arbresh Info

Ndeshja mes gjigantëve evropianë, Liverpoolit dhe Barcelonës ka nisur me një intensitet tejet të lartë.

Liverpooli madje arriti të kalojë në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë të zhvilluara në takimin kthyes në kuadër të gjysmëfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve kundër “Blaugranëve”, shkruan portali arbresh.info.

“Redsat” realizuan për 1 me 0 me anë të sulmuesit Divock Origi, i cili është startues në këtë ndeshje në mungesë të sulmuesit Roberto Firmino.

Mirëpo, gjatë minutave të parë të takimit ndodhi edhe një incident ku ishte i përfshirë edhe fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë – superylli argjentinas Lionel Messi. Derisa po qëndronte i shtrirë në fushë te zona e rreptësisë së skuadrës nikoqire pas një kundërsulmi, mbrojtësi Andrew Robertson goditi në kokë 31-vjeçarin duke e lënë të shokuar.

Bartësi i fanellës me numër 10 shihet pastaj duke pasur një argument me gjyqtarin e ndeshjes Cuneyt Cakir që vetëm se qetësoi gjërat.

Robertson padyshim se i shpëtoi një ndëshkimi të rëndë pas këtij gjesti aspak sportiv./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu incidentin)

https://i.imgur.com/1WRSJzW.gifv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme