Elvana Gjata shkëlqen në premierën e filmit “Dy gishtë mjaltë” në Zvicër

21:13 | 7 Maj 2019
Trina Galanxhi

Sonte Elvana Gjata bashkë me Ermal Mamaqin do jetë në Zvicër, saktësisht në Laussane, në premierën e filmit “Dy Gisht Mjaltë”.

Në Instagram, këngëtarja ka publikuar disa fotografi ku po duket përrallore.

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë, të gjatë, i punuar nga dizajneri kosovar Valdrin Sahiti, si dhe me këpucë të zeza, Elvana Gjata po duket e mrekullueshme.

Ndërsa ditë më parë, dyshja ishin në Zurih, ku u pritën mjaft mirë nga publiku atje. “Dy gisht mjaltë” deri tani ka arritur të jetë një nga filmat më të shikuar shqip.

Kujtojmë se kolonë zanore e këtij filmi është kënga “Pa dashuri” e këngëtares Gjata./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme