Google ADS

Gjithçka tregon se De Ligt do t’i bashkohet Barcelonës

18:51 | 7 Maj 2019
Arbresh Info

Matthijs de Ligt do të largohet nga Ajaxi gjatë verës por pavarësisht se e ardhmja e tij vazhdon të mbetet në dyshime, Barcelona duket si destinacioni më i mundshëm.

Holandezi tashmë ka refuzuar një ofertë 70 milionëshe nga Manchester United gjatë pak orëve të kaluara, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në shtypin anglez, “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar De Ligtit një kontratë pesë vjeçare me 15 milionë euro për sezon, por 19 vjeçari nuk ka qenë i joshur nga kjo ide.

Ndërkohë, siç raporton RAI Sports, Juventusi ka kontaktuar drejtorin sportiv të Ajaxit, Marc Overmars, i cili i shpjegoi homologut të tij te “Zonja e Vjetër” – Fabio Paraticit se klubi holandez është  afër për të arritur një marrëveshje me Barcelonën.

Qëllimi i De Ligt është transferimi te “Blaugranët”, të cilët janë duke ofruar 80 milionë euro për të joshur atë nga Amsterdami.

Barcelona tashmë ka nënshkruar me bashkëlojtarin dhe shokun e tij të ngushtë Frenkie de Jongun dhe pengesa e vetme e klubit mund të jetë arritja e një marrëveshje me agjentin e lojtarit, Mino Raiolan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme