AFC Ajaxi do të mirëpres skuadrën e Tottenham Hotspurit në stadiumin Johan Cruyff Arena nesër për ndeshjen kthyese në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.
Skuadra holandeze udhëheq me rezultat 1 me 0 nga takimi i parë falë golit nga Donny van de Beek në pjesën e parë të ndeshjes në Londër, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, trajneri i Ajaxit – Erik ten Hag ka dhënë disa lajme aspak të mira rreth skuadrës së tij para ndeshjes të së mërkurës.
Erik ten Hag ka zbuluar se David Neres është ende në dyshime për ndeshjen e nesërme kundër Tottenhamit për shkak të një lëndimi të lehtë.
Duke folur rreth lëndimi, Ten Hag tha:
“Kemi një shqetësim të vogël ndoshta me David Neres, ai do të jetë në gjendje që të stërvitet dhe ne mendojmë se do të jetë në gjendje edhe të luaj, por është një pikëpyetje e vogël”
Sulmuesi brazilian, i cili ka kontribuar shumë për skuadrën e tij gjatë këtij sezoni duke i ndihmuar në momentet më kritike, pritet të luaj për disa minuta në këtë ndeshje./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...