Përurohet objekti i ri i ambulantave të reja specialistike në QKUK

13:58 | 7 Maj 2019
A. B.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë bërë përurimin e objektit të ri të ambulantave të reja specialistike në QKUK.

Basri Sejdiu, drejtor i QKUK, tha se qëllimi ynë është të përmirësojmë kushtet, raporton arbresh.info.

“Është moment i rëndësishëm dhe ju e dini shumë mirë si kanë qenë ambullantat me herët ne bodrume tani qëllimi ynë është te përmirësojmë kushtet. Ky është projekt qe ka zgjat me vite por është dhëne maksimum”, tha ai.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se pacientët më herët kanë marrë shërbime në bodrume në kushte të vështira, tani më këto ambullanta të reja numri i pacienteve në ditë arrin rreth 1800 pacientë.

“Sot pe shohim një pasqyrë që kishim dashur me pa gjithandej. Më herët qytetarët kanë marr shërbime nëpër bodrume dhe sot e shohim një nivel tjetër të shërbimeve dhe nuk bredh pacienti lart e poshtë. Këto ambullanta të reja arrijnë rreth 1800 pacientë në ditë. investimet të cilat po i bëjmë janë rikthim për besimin e pacienteve. Ne nuk do të ndalemi vetem në QKUK do të vazhdojmë edhe në spitale të tjera. Të kënaqur jemi të gjithë”, tha ai.

Kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi se shëndetësia është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë.

“Diçka që shihet nuk ka nevojë të shtjellohet më tej. I përgëzoj për dinamikën që kanë jep. Shëndetësia është ma e rëndësishëm për qytetarët tanë. Është kënaqësi të vish të vizitosh ku të gjithë mjekët janë të gatshëm të ju shërbejnë hallexhinjve. Këta njerëz po bëjnë punë të jashtëzakonshme na takon te bëjmë ende hala më shumë për faktin se si shtet dhe si shoqëri nuk jemi aty ku duam”, tha Veseli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme